Kryesministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur fushatën elektorale të baloatzhit në komunën e Rahovecit ku ka ofruar gjithë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për Visar Korenicën.
Në tubimin hapës të mbajtur në rrugën Xhevat Kasapi, në atë që Albin Kurti e quajti sheshi i improvizuar, tha se në Rahovec ai do të sigurohet ta ndërtojë sheshin e shumë merituar nga qytetarët, sepse sipas tij sheshin e bëjnë njerëzit.
Ai ka folur me lavdata për kandidatin për kryetar, Visar Korenica, të cilin e cilësoi të pakorruptueshëm dhe të ndershëm.
Në anën tjetër Visar Korenica u zotua për qeverisje me duar të pastra e me profesionistë, teksa potencoi se Rahoveci nuk ka kohë të humbë edhe 4 vite me Smajl Latifin për të bërë atë që nuk e bëri për 7 vite.
Ky ishte tubimi më i madh i mbajtur në vitet e fundit në komunën e Rahovecit.
/Rahoveci24/