Alban Rama “mpreh sëpatën”, iu premtua “së paku” fitorja ndaj Trepçës në Superkupë

Presidenti i KB Rahovecit, Alban Rama, është jashtëzakonisht i frustruar me trajnerin e KB Rahovecit dhe stafin e klubit.

Rama i cili ishte angazhuar gjatë gjithë verës me mundësitë e tij për të konsoliduar ekip solid për të garuar, iu kërkuan lojtarë të caktuar të cilët edhe ai ua plotësoi dëshirën stafit teknik dhe bashkpuntorëve të tjerë në klub.

Madje, Takianos dhe bashkëpuntorët tjerë në klub i premtuan atij “së paku” fitore ndaj Trepçës dhe përpjekje për të fituar Superkupën e Kosovës – një gjë që nuk ndodhi.

Frustrimi i Ramës më tej vazhdon me faktin se qendra Nick Banyard nuk ishte në gjendje të luante për Rahovecin edhe pse presidentit i ishte thënë se ai do të jetë gati për lojë, por për shkak të dokumentacionit të pakompletuar ai nuk ishte ligjërisht e mundshme që të luante.

Të gjitha këto ngjarje e kanë bërë presidentin Alban Rama të jetë shumë i frustruar me situatë e krijuar dhe ka kërkuar menjëherë reagim në ekip, ndërkaq presioni është duke u rritur vetvetiu për Fotis Takianos.

Presidentit po i humbet durimi dhe tashmë ka filluar figurativisht “të mprehë sëpatën” ndaj papërgjegjësisë së treguar në klub dhe premtimit jo të realizuar nga Takianos i cili mori gjithë atë që kërkoi gjatë afatit kalimtar.

Rahoveci luan më 15 shtator ndaj Ponte Prizrenit në Rahovec që e hapë kampionatin, një ndeshje që nuk vjen në orarin më të mirë për klubin tonë, duke ditur se Ponte është në zjarr pasi fitoi edhe Superkupën e Kosovës.

Një humbje nga Ponte do të rriste presionin edhe më shumë te banka e Rahovecit, me Ilmen Bajrën që është gati tashmë të marrë në dorë ekipin A në rast të një shkarkimi të Takianos dhe një pjese të stafit të klubit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.