Bordi i Klubit të Basketbollistik të Rahovecit, të dielën ka pranuar kërkesën e kryetarit të klubit, Bekim Hoxha për dorëheqje.
Hoxha ka treguar edhe arsyen e largimit duke thënë se neni 14 nuk e lejon që një person të mbaj pozitën e zyrtarit publik dhe atë të kryetarit të Klubit, pasi klubi është i regjistruar si organizatë joqeveritare.
Anëtarët e bordit e kanë falënderuar kryetarin për punën e tij pesëvjeçare, ndërsa ai pritet të vazhdoi kontributin në skuadër.
Pas këtij vendimi dhe diskutimeve të mëdha në bord, është vendosur që ushtrues i detyrës si kryetar i klubit të emërohet Alban Rama.
Klubi për momentin është duke bërë përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe po shpresojnë që të jenë ende më të fortë se në sezonin paraprak.
Klubi i Rahovecit e ka konfirmuar përmes një njoftimi në Facebook.