Akuza e kundër akuza, krejt çka ndodhi pas takimit SL vs VV

Miratimi i buxhetit të Republikës së Kosovës, ka nxitur shumë reagime, për të cilat kemi raportuar gëzimin për bereqet të Visar Korenicës dhe akuzat spektakolare të Smajl Latifit.

Baza e reagimeve qëndron te stadiumi i ri i cili do të duhet të sigurohet për klubin e qytetit pasi që ai i qytetit do të rrënohet për t’u ndërtuar sheshi.

Smajl Latifi është ankuar se nuk i është ndarë buxheti për të filluar ndërtimin e projekteve madhore, ndërkaq nga Vetëvendosja i është thënë se duhet të rishqyrtojë lokacionin, pasi që te Epopeja e UÇK-së një stadium nuk do të ishte idea. Kjo pasoi me propozim nga asamblisti më i votuar i VV-së, Ilir Pallqa, i cili propozoi që stadiumi të ndërtohet në tokat e Stone Castle.

Për t’i eliminuar të gjitha dallimet, Smajl Latifi dhe Visar Korenica caktojnë një takim i cili zhvillohet në zyren e kryetarit të komunës. Të pranishëm ishin edhe Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, Ilir Pallqa dhe Defrim Kafexhiu. Nuk mungoi as kryetari i KF Rahovecit, Enis Durguti.

Takimi sipas një statusi në Facebook nga Visar Korenica nuk zgjati shumë, pasi që sipas tij kryetari i komunës ishte agresiv dhe i paqassshëm në bisedë, çka tregon se gjithçka u komplikua më shumë nga ky takim dhe nuk u ofrua asnjë zgjidhje.

Në postimin e tij pas këtij takimi të dështuar, Korenica la të hapur mundësinë që sërish të takohen me ministrin për t’i minimizuar mospajtimet.

Pas reagimit publik nga Visar Korenica, pasuan komentet e drejtorëve dhe asamblistëve të AAK-së të cilët u hodhën në mbrojtje të shefit të tyre, e ku u hodhën akuza të rënda në nivel nacional për VV-në duke e cilësuar 14 shkurtin si “ditën e fundit kur u mashtruan rahovecianët”. Në mesin e drejtorëve që reaguan ishte edhe Avni Morina, krahas të tjerëve.

Më pas me anë të një statusi reagoi edhe kryesuesi i kuvendit, Defrim Kafexhiu, për të pasuar më pas edhe reagimin e vet Ilir Pallqës,  cili është në qendër të kësaj polemike me kryetarin Smajl Latifi sa i përket përplasjeve për lokacionin e stadiumit.

Pallqa thumboi ashpër të gjithë drejtorët dhe punonjësit komunal duke publikuar një anekdotë me të cilën lë të kuptohet se të gjithë ata që u hodhën në mbrojtje të Latifit, arritën në pozita duke u lëpirë pas Latifit.

Edhe gjuha e kryetarit ishte e ashpër, ai po ashtu u shpreh në mënyrë artistike se ka të bëjë “me gënjeshtarë”.

Ndërkohë mund të themi se ka munguar një reagim nga koordinatori i ri i VV-së në Rahovec, Ali Dula, i cili duket se ka marrë një çaj rusi me limon (pasi birrë nuk pi) dhe po e shikon në qetësi spektaklin teksa asamblistët e partisë së tij po shtyjnë brirët me një politikan të kategorisë së rëndë siç është Smajl Latifi.

LDK? Heshtje absolute. Për PDK s’po flasim, nuk mund të konsiderohen më as parti. pasi që me shefin e ri në krye bashkëpunimi me njerëzit e Rambos vetëm sa u trash dhe u perfeksionua.

Më poshtë po i sjellim të gjithë reagimet që i kemi parë si portal, pasi që mund të ketë edhe të tjerë të cilat nuk i kemi parë në këtë stuhi 24 orëshe të akuzave dhe kundër akuzave:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.