Aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Rahovecit për shënimin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Agjenda e aktiviteteve që do të organizohen nga Komuna e Rahovecit për shënimin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës:

Me datë 13 shkurt

Ora 14:00 turnir në futboll të vogël organizuar nga Këshilli Rinor i Rahovecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- qendrën sportive “Toni Sport” në Rahovec.

Me datë 15 shkurt,

Në ora 17:00 në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” organizohet koncert nga Shkolla e Mesme e Ulët e Muzikës „Faik Sylka“ .

Me datë 16 shkurt

Ora 8:00, do të bëhen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve , varrezave të Heronjve dhe Dëshmorëve në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit,

Ora 10:00, kros vrapimi me nxënës , qendra e qytetit të Rahovecit,

Ora 11:00, do të bëhen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të Heronjve dhe Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit,

Ora 12:00, do të mbahet akademi solemne në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj”,

Ora 13:00, do të bëhet zbulimi i bustit të Heroit të Kombit Selajdin Mullabazi-Mici në oborrin e SHMLP “Selajdin Mullabazi-Mici”, në qytetin e Rahovecit,

Ora 13:30, do të bëhet zbulimi i bustit të Dëshmorit të Kombit Bekim Sylka në oborrin e SHFMU “Bekim Sylka”, në qytetit e Rahovecit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.