Aksidenti në Rogovë: Traktori lëvizte pa drita, u godit nga një motoçikletë – një i lënduar rëndë

Foto: ilustrim

Numri i aksidenteve në trafik pothuajse çdo ditë është i madh. Në të shumtën e rasteve, aksidentet po shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes dhe mosrespektimit të rregullave. Kështu ndodhi edhe mbrëmë në rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht në fshatin Rogovë.

Sinjali mëson se një motoçikletë e ka goditur një traktor që po lëvizte në orët e mbrëmjes, pa drita sinjalizuese në pjesën e prapme.

osa1

Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa pasagjeri dhe shoferi i dyshuar i traktorit janë lënduar lehtë.

Burimet thonë se shoferi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, pasi fillimisht ka marrë trajtim mjekësor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.