Aksident në rrugën Milot – Laç, vdes një 19 vjeçar nga Rahoveci

Në një aksident që ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit ka ndodhur një aksident automobilistik, në të cilin ka humbur jetën shtetasi kosovar, Sh. H, 19 vjeç, banues në Rahovec, transmeton Koha.net .

Policia shqiptare njofton se sot, më datë 9.03.2017, në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit ka ndodhur një aksident automobilistik . Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur një mjet veturë me targë të Kosovës 07-473-CB me një mjet zetor.

Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas kosovarë që udhëtonin në mjetin veturë ,2 prej tyre ndodhen në Qendrën e Traumave në Tiranë kurse 2 të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Laç, në vijim të aksidentit, shtetasi kosovar, Sh. H, 19 vjeç, banues në Rahovec, ndërroi jetë në spital.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.