Dy të lënduar nga aksidenti në Mrasor të Rahovecit

Foto: ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Mrasor të Rahovecit, të dielën në ora 15:30.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

640x74

Ai ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, dhe kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Rreth orës 15:30 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor (sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore)”, ka thënë ai.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.