Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Xërxë në magjistren Prizren – Rahovec – Gjakovë.
Sipas Kallzo.com, është një i moshuar 60 vjeçar që është goditur për vdekje nga një veturë.
Ngasësi i veturës që ka goditur të moshuarin ka ikur nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.
Për Kallzo.com komandanti i stacionit të policisë së Rahovecit, Osman Ismaili ka thënë se janë në ndjekje të autorit të kësaj vepre.
Ndryshe mungojnë shumë shenja të komunikacionit në zonën me qarkullim të madh të qytetarëve në Xerxë. /Rahoveci24/