Mjë aksident i rëndë ka ndodhur afër Xhamisë Kadridi në Rahovec me ç’rast një veturë është futur në një dyqan ku operojnë frizerët e mirënjohur të familjes Vuçitërna.
Vetura e tipit Ford duket mjaft e dëmtuar, por lokali në fjalë është tërësisht i demoluar.
Me rast të këtij aksidenti janë rrezikuar qytetarë e kalimtarë të rastit.
Rahoveci24 mëson se policia ka dalë shpejt në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihet nëse ka dëme në njerëz.
Vetura dyshohet se u vetaksidentua pasi një fëmijë ishte në veturë. Të lënduar raportohet se nuk ka.
/Rahoveci24/