ALEANCA Kosovare e Biznesit dhe Kooperativa bujqësore “Viktoria” ne mbeshtetje te Komunes se Rahovecit sot ka organizuan takim me fermeret vreshtare te komunes se Rahovecit. Në këtë takim pjesmarres ishin zyrtarët e AKB, antarët e Kooperaties bujqësore “Viktoria”, fermerë te Komunës së Rahovecit dhe zyrtare te Komunes se Rahovecit.
Temat te cilat jane diskutuar ishin, problemet me te cilat ballafaqohen fermerët ne lidhje me prodhimin, shitjet e produkteve, barierat dhe mundesite e eksportit si dhe marketingun e produkteve bujqësore.
Kooperativa bujqësore “Viktoria” ështe themeluar ne Mars të këtij viti me objektive dhe vizion per zhvillim dhe lehtesim te problemeve te fermerve, takimin e sotëm është prezantuar vizioni i kooperatives nga Drejtori i kooperatives H. Vuqitërna dhe disa antarët e themelues te kooperatives.
Po ashtu në këte takim kooperativa bujqësore “Viktoria” ka shprehur gadishmeri dhe angazhim te plotë për fermer si dhe bashkpunim te mirfilltë me ta ne gjetjen e zgjidhje dhe alternativave te reja per prodhimin dhe mundesin e hapjes se tregjeve te reja.
Nga ana e ALEANCA Kosovare e Biznesit – AKB eshte premtuar mbeshtetje per kooperativen, si dhe rendesine e bashkpunimit te fermereve per zgjidhjen me te lehte te problemeve te perbashketa poashtu eshte premtuar mbeshtetje per mundesin e exportit te produkteve bujqesore ne rajon, si dhe mbeshtetje ne investime te nevojshme per fer.meret te zones
Kooperativa Viktoria gjithashtu ka bashkpunimë të mirë me disa nga organizata te cilat veprojnë në Kosovë për të ndihmuar fermerët e ato janë:USAID, IOM , BANKA BOTËRORE dhe si fillestare me institucione vendore. Projekti i cili pritet të realizohet në bashkpunim më organizaten IOM janë kapacitetet magazinuese te produkteve të cilët do ti ndihmojn fermerëve tanë qe ti ruajn produktet e tyre per një afat te shkurter, e cila kjo do të ndikoj në mbrojtjen e produkteve vendore nga importi që vjen nga vendet e ndryshme.