Agronomi ka mposhtur minimalisht me rezultat 1:0 Artvisionin (Menthae).
Ndeshja kryesore e turneut u karakterizua me lojë të fortë fizike.
Pas një seri rastesh në pjesën e dytë ishte legjendari Muhamed Shehu ai që realizoi golin e vetëm të takimit pas një korneri.
Rastin më të mirë për Artvisionin e pati Ilir Pallqa goditja e të cilit përfundoi centimetra larg golit.
Agronomi nesër luan finalen dhe konsiderohet favorit absolut për të triumfuar.