Agronomi fitues i turneut të pavarësisë

Skuadra e Agronomit e përbërë nga veteranë të KF Rahovecit ka mposhtur Rininë tejet atraktive në finalen e madhe të turneut të pavarësisë me rezultat 7-3.

Turneu i organizuar nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ashtu sikurse Këshilli Rinor i Rahovecit u përcoll nga gjysëmfinale tejet interesante dhe me shumë gola.

Kështu në finale u përballën Rinia dhe Agronomi, dy prej klubeve me futbollin më të mirë në këtë turne.

Isa Eminhaziri ishte dominant në sfidën e zhvilluar ndaj Rinisë, ku me gjuajtjet e tij të sakta arriti të befasonte disa herë portierin kundërshtar.

Me performanca të mira ishin edhe mbrojtësit e Agronomit ashtu sikurse portieri legjendar, Nazim Raba, që bëri disa intervenime spektakolare.

Ai u detyrua të ndërhyjë në disa raste ku Besjan Tara shkëlqeu me disa goditje dhe lojë atraktive, ashtu sikurse Bajram Tara.

Golin e ndeshjes e shënoi Armend Tara për Rininë, pas një depërtimi alla-Messi me ç’rast kaloi edhe legjendën Nazim Raba për të realizuar.

Këtë ndeshje e përcolli nga afër dhe e hapi Kryetari Vehapi, i cili edhe në fund e dorëzoi trofeun, transmeton Rahoveci24.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe nënryetari Xhemali Haxhimustafa, drejtori i sportit, Gardalin Shtavica, hoxhë Amir Sylka dhe drejtori për Urbanizëm, Fehmi Hoxha. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.