Agronomi është shpallur kampion i turneut të Pavarësisë i mbajtur këtë javë në Toni Sport nën patronatin e drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica.
Agronomi fitoi me rezultat 3-2 ndeshjen ndaj Toni Sport, finale kjo shumë interesante e zhvilluar me rritëm të lartë.
Dy gola për Agronomin i shënoi legjendari Muhamed Shehu dhe një tjetër shtoi Enis Rama, kurse për Toni Sport realizuan Egzon Shtavica dhe Loni Dula.
Lojtari më i mirë i turneut u shpall Durim Gashi.
Portieri më i mirë u shpall ashtu siç u prit, Ramadan Hoxha, i njohur për intervenimet spektakolare.
Ky është një tjetër organizim i suksesshëm nga drejtori për KRS, Gardalin Shtavica. /Rahoveci24/