Agronomi – All Star finalja, Artvision – n’Qosh për vendin e tretë

Janë mbajtur gjysmëfinalet e turneut me rastin e javës së dëshmorëve.

Turneu i organizuar nga drejtori për DKRS, Gardalin Shtavica dhe OVL të UÇK-së ka hyrë në fazën më interesante.

Gjysmëfinalja e parë u zhvillua mes All Star dhe n’Qosh Bar.

Pas epërsisë prej 2-0 të kafe All Star, ishte lokali rival që arriti të barazojë rezultatin në 2-2 në atë që ishte një ndeshje dramatike.

Krejt në fund All Star arriti që të vulosë fitoren me golin e tretë dhe të arrijë finalen me rezutlat 3-2.

Në gjysmëfinalen tjetër Artvision me shumë lojtarë kualitativë nuk arriti t’i bëjë ballë Agronomit që në përbërje kishte edhe kampionin e Kosovës, Isa Eminhaziri.

Kjo sfidë përfundoi me rezultat 3-0 me Agronomin që shkon në finale si favorit absolut.

Ndeshja për vendin e tretë zhvillohet nga ora 17:30, kurse finalja e madhe mes Agronomit dhe All Star zhvillohet nga ora 18:00.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.