Agron Sokoli në RTV 21: 32 mijë vizitorë në HardhFest 2016 (Video)

Drejtori artistik i HardhFest, Agron Sokoli, ka kumtuar suksesin e paprecedent në festivalin e vjeljes së rrushit, që njihet si HardhFest.

Në reportazhin e realizuar nga Abaz Krasniqi, Agron Sokoli ishte protagonist duke folur mbi rrjedhën e festivalit

Ai foli në fund të ditës së tretë, duke thënë se kanë qenë mbi 32 mijë vizitorë në edicionin e sivjetmë të HardhFest.

Ky njëkohësisht është suksesi më i madh në histori të HardhFest, i cili ishte edicion ku u bënë hapat e parë drejt ndërkombëtarizimit.

HardhFest pa dyshim se është krenaria e Rahovecit, e sidomos Agron Sokoli dhe të tjerë njerëz që kanë kontribuar tash e dy vjet për këtë organizatë që i ka dhënë një fytyrë tjetër qytetit tonë. /Rahoveci24/

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.