Aktori dhe producenti i madh shqiptar, Agron Sokoli, është ftuar në jurinë e festivalit të filmit Global Impact (GIIFFA).
Ai është ftuar në rolin e jurisë për t’i dhënë çmimet e këtij festivali.
Ai në konfirmimin e prezencës së tij cilësohet si legjendar nga ky festival i madh botëror.
“Me gjithë zemër mirëpresim aktorin legjendar dhe producentin e njohur të filmit në industrinë evropiane, Agron Sokoli, në jurinë e GIIFFA 2018”, shkruan në konfirmimin zyrtar të festivalit të madh botëror.
Ky është një vlerësim jo vetëm për Agron Sokolin, por për gjithë Rahovecin. Agroni është edhe një nga themeluesit e festivalit me renome botërore, HardhFest.