Kush e bëri logon e partisë më të re në Kosovë?
Rol të rëndësishëm dhe mesazhe tek çdo parti politike jep edhe dizajni dhe logoja e partive, të cilat në një farë mënyre përfaqësojnë atë subjekt.
Duke pasur parasysh këtë rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe logos dhe dizajnit të partisë më të re politike ”Alternativa”, e cila sot u prezantua në Mitrovicë nga kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila dhe deputeti i pavaruar, Ilir Deda.
Rtv21.tv mëson se për konceptin e logos së ”Alternativës”, kuptimin e ngjyrave dhe tipografinë është përkujdesur dizajneri i njohur kosovar, Agi Haxhimurati.
Ai ka treguar se ka qenë pjesë e projektit që nga vendosja e emrit e deri te logoja e subjektit. ”Ka qenë kënaqësi të jem pjesëmarrës në këtë projekt që nga vendosja e emrit, ku u vendosë për emrin Alternativa pas disa propozimeve. Më pas është kërkuar që në logo të shfaqet mesazhi i diçkaje serioze, e një ndryshimi të vërtetë dhe si alternativë të vetme për qytetarët e Kosovës. Pra një logo e thjesht dhe kapshme për të gjithë në pamje vizuale, duke filluar që nga ngjyrat. Pas disa propozimeve dhe diskutimeve u vendosë për këtë logo që është sot si logo zyrtare e Alternativës”, shpjegoi Haxhimurati për rtv21.tv.
Kujtojmë që Agi Haxhimurati nuk është pjesë e asnjë subjekti politik, por vetëm e ka bërë punën e dizajnerit.
Ndryshe, Agi Haxhimurati është dizajner i njohur kosovar, i cili ka realizuar dy projekte të në Londër, ka fituar një çmim ndërkombëtar si dhe punët e tij deri tani janë publikuar në shumë vende si: në Dublin (Irlandë), Tel Aviv (Izrael), Turqi, Itali, Berlin dhe në Kroaci ku dizajnoi standin për Republikën e Kosovës, në panairin më të madh të bujqësisë që u organizua nën patronatin e presidentes së Kroacisë./21Media