“Profa” si Florentino Perez, po formon ekipin galaktik te KH Rahoveci – synimi trofeu

Një tjetër ditë dhe një tjetër transfer – sërish një nga lojtarët më të mirë në Kosovë.

Sigurisht se na kujtohet Florentino Perez me këto transferime bombastike të përditshme, e nuk është më ndryshe as Afrim Deliu, drejtori sportiv i KH Rahovecit, i cili është duke hyrë “all in” në sezonin e ri të klubit të hendbollit.

Pretendimet e qarta – me afrimin e sponsorëve të rinj, apetitet për trofe janë forcuar, duke arritur marrëveshje me dy lojtarët më të mirë në Kosovë të cilët erdhën nga KH Besa.

Ndërkaq, transferimet vazhdojnë fillimisht me rinovimin e Alban Hazirit, një nga më të mirët e Rahovecit në vitet e fundit, dhe kanë vazhduar me transferimin e radhës.

Jeton Bislimi është pivoti i radhës i prezantuar nga Afrim Deliu.

KH Rahoveci ka përmendur vetëm “rrugëtimin për trofe” duke mos i shpalosur menjëherë ambiciet, por pa dyshim se me prurjet e reja duke marrë më të mirët, ky është një rrugëtim galaktik hendollistik dhe vërtet Rahoveci si zonë urbane me traditë të madhe sportive mund të shpresojë për trofeun e parë të madh në histori të të gjitha sporteve.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.