Afrim Deliu ja atribuon meritat Dardan Haskut: Ishte ideja e tij për videot e gazetarëve (VIDEO)

Trajneri i KH Rahovecit, Afrim Deliu, është shprehur mjaft i liruar nga presioni duke shijuar momentin pas fitores historike ndaj Achilles Sezoens Bocholt në “Mizahir Isma”.

Rahoveci shkatërroi klubin belg, por publiku që ndikoi në masë të madhe sipas drejtorit sportiv, Afrim Deliu, erdhi për shkak të punës së madhe të Dardan Haskut.

osa1


“Mundohemi gjithmonë të organizohemi sa më mirë në çdo aspekt, sidomos në marketing ku na ka ndihmuar Dardan Hasku, i cili na ka ndihmuar mjaftueshëm, ishte ideja e tij që të bëhen këto video të juve kolegëve gazetarëve që na keni përkrahur të gjithë dhe jam falënderues për këtë”, u shpreh Deliu në emisionin “Kampionët” në Kanal10.

KH Rahoveci mëson kundërshtarin e radhës të martën, e që sipas të gjitha gjasave do të jetë kundërshtar tejet i fortë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.