Rahoveci24 po dëshmohet të jetë media liderë në komunën e Rahovecit, por edhe për mediat lokale në mbarë Kosovën, duke qenë tash e 7 vjet krahu më i fortë dhe më i afërt i qytetarëve kundër matrapazëve të politikës të të gjitha partive.
Shumë pushtetarë po ngatërrojnë funksionin e tyre duke harruar se detyrë e kanë që të punojnë për qytetarët, e jo familjarët dhe bashkpartiakët.
I tillë është drejtori i arsimit, Avni Morina, i cili me rastin e fundit ndaj Adelina Kollari, i ka dhënë vulën dallavereve me konkurse në Komunën e Rahovecit.
Storja e Rahoveci24 është bërë lajm nacional ku Kanal 10 ka qëndruar në Rahovec dhe ka intervistuar Adelina Kollarin e cila publikisht shqeu diplomën dhe tregoi si ajo është diskualifikuar edhe pse e vetmja me master.
Më poshtë gjeni videon nga intervista e saj: