AAK ka fituar gjithsej 13 ulëse në Asamblenë Komuanle të Rahovecit.
Ky përbën numër rekord për partinë e Ramush Haradinajt që ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm me numër të asamblistëve.
Emrat e votuar për Asamble Komunale janë Ali Morina (më i votuari), Samir Mustafa, Afrim Dina, Rumir Zhuniqi, Fatmir Iska (bartës i listës), Valmir Gashi, Berat Duraku, Saranda Salltëku, Besa Bytyqi, Bjondina Kleqka, Shukrije Himaj, Dafina Gashi dhe potencialisht Artan Asllani.
Këto emra pritet që të ndryshojnë në masë të madhe në Kuvendin Komunal, pasi që në mesin e tyre ka drejtorë që do ta vazhdojnë punën në drejtoritë përkatëse.
Ndërkaq, edhe pse më i votuari me mbi 640 vota, Ali Morina nuk pritet të marrë ndonjë prej pozitave udhëheqëse në mandatin e ardhshëm qeverisës në rast të fitores në balotazh.
Për AAK-në ky është një sukses padyshim i jashtëzakonshëm. /Rahoveci24/