A ka njeriu asht të vdekur në trup?

Shumë herë është diskutuar rreth ashtit të vdekur që mund të ekzistojë në trupin e njeriut. Mirëpo sipas ekspertit të mjekësisë sportive Dr. Agron Rexhepi, një gjë e tillë nuk ekziston. Ai konsideron që ky mendim për ashtin e vdekur ka lindur si pasoj e deformimeve të mundshme që mund t’i ketë dikush në trup.

“Këto lloj deformimesh lajmorhen në pjesë të ndryshme të trupit, e kjo ndodh zakonisht pas lëndimeve, si në bëryl apo në pjesë të ndryshme të eshtrave dhe nuk ka të bëj me asht të vdekur. Trupi i njeriut të gjallë nuk ka asht të vdekur”, ka thënë Rexhepi.

/Rahocei24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.