Egzon Vuçitërna është kadet i KH Rahovecit, por sa herë ka shkelur në parket, ai ka qenë hija e legjendave të KH Rahovecit duke luajtur si një senior dhe duke dhënë gjithçka nga vetja për ngjyrat e qytetit.
Duke u dalluar për lojën e tij ofensive, Vuçitërna ishte një armë shtesë e yjeve si Alban Haziri, duke ndihmuar që ekipi të shkojë përpara dhe që përforcimet të mos jenë vetëm në klubin tonë.
Se Vuçitërna ishte pjesë pivotale e sukesit të KH Rahovecit, flet numri i golave të shënuar, prej 82.
Me golat e tij, edhe pse si kadet, Vuçitërna ndihmoi klubin që të kualifikohet në playofin historik ku do të përballet klubi me Besa Famgas, që është një sfidë e jashtëzakonshme për ekipin dhe përvojë e hatashme për djaloshin rahovecian.
Rahoveci ka nevojë për ndihmën e publikut, ashtu sikurse Egzoni, në ndeshjen që fillon të enjten nga ora 20:00 në “Mizahir Isma”.
/Rahoveci24/