76% e qytetarëve të Rahovecit gati të protestojnë për autostradën

Autstrada e Dukagjinit reprezenton padrejtësinë më të madhe ndaj komunës së Rahovecit, skandalin më të madh të pasluftës në komunën tonë.

Kryetari Smajl Latifi duke ua ndërprerë fjalën qytetarëve të komunës së Rahovecit në “dëgjimin publik” me ministrin Pal Lekaj, prezantuan opsionin fantom të ardhur në momentin e fundit, që u konvenon vetëm interesave të ngushta të AAK-së dhe partnerëve biznesorë të tyre për Autostradën e Dukagjinit.

Autostrada e Dukagjinit ishte dashur të prezantohej në disa variante, dukë përfshirë edhe variantin numër 1, i preferuari nga shumica e qytetarëve të Rahovecit, por ai variant as që u mor parasysh pasi tashmë plani i AAK-së ishte ekzekutuar në përpikmëri nga Smajl Latifi, i cili edhe pse kryetar i Rahovecit, reagoi kundër qytetarëve të Rahovecit.

Në një sondazh të Rahoveci24 se nëse qytetarët janë në gjendje që të protestojnë për autostradën e Dukagjinit, 76 për qind e tyre kanë shprehur gatishmëri për të protestuar.

24% e qytetarëve që morën pjesë në sondazh mendojnë se versioni i prezantuar nga Smajl Latifi dhe që lë Rahovecin 20 kilometra larg autostradës së Dukagjinit duhet të pranohet.

Në sondazh morën pjesë 1400 qytetarë që e bën sondazhin tejet serioz dhe kredibil – 1 person 1 votë.

Burime të Rahoveci24 konfirmojnë se një grup qytetarësh të pavarur tashmë janë bashkuar dhe do të organizojnë protesta të mëdha deri në ndryshimin e versionit aktual me çdo kusht, gatishmëri që konfirmohet edhe nga sondazhi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.