Më 17 tetor u shënua një nga daljet më të ulëta në histori të komunës së Rahovecit.
Nga 21 mijë votues në total, rreth 14 mijë 500 ishin nga zonat rurale, nga fshatrat, apo 70% të daljes të dielën.
Raportuam ditë më parë se në zonat urbane (qytet) u shënua dalja më e ulët që nga paslufta me vetëm 6500 votues.
Nga 9925 vota, Smajl Latifi i fitoi 8223 në fshatra, që shënon një shifër të jashtëzakonshme të votave që kandidati i AAK-së mori në zonat rurale.
Në total, votat e fshatrave përbëjnë 82% të votave që mori Smajl Latifi në zgjedhjet e 17 tetorit, që flet për dominimin e jashtëzakonshëm të tij në këto zona rurale.
/Rahoveci24/