7 vjet nga vrasja e Elvis Pistës, dreputeti Visar Korenica kërkon drejtësi për të!

Kanë kaluar 7 vjet nga vrasja e politikanit dhe biznesmenit të njohur nga Rahoveci, Elvis Pista.


Nga shumëkush i cilësuar si ikonë e qytetit të Rahovecit, Elvis Pista u vra në mënyrë makabre pas një feste me miq duke dalë nga një prej restoranteve të Rahovecit me 4 plumba pas shpine me armë me silenciator.

Që nga vrasja e tij disa prokurorë dhe prokurori kanë zhvilluar hetime, por ende nuk ka pasur qartësi sa i përket motivit dhe rrethanave të rastit që ndodhi duke bërë që edhe 7 vjet pas vrasjes së Elvis Pistës të mos ketë asnjë të arrestuar për vrasjen e tij.

Për këtë rast ka reaguar deputeti Visar Korenica, që është edhe profili më i lartë institucional që ka reaguar për të që nga vrasja duke kërkuar që më në fund të vihet drejtësia për rastin e Elvis Pistës.

Postimi i Visarit:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.