Në njoftimin e bërë ditën e mërkurë nga KRU “Gjakova” SH.A, njofton të gjithë banorët e komunës së Rahovecit, Gjakovës dhe një pjese të fshatrave të Prizrenit se furnizimi me ujë do të ndërpritet nga dita e Premte me datë: 04.05.2018 nga ora 08:00 e mëngjesit dhe do të zgjatë për 25 deri ne 30 orë pasi që ndërprerja ka të bëjë me lidhjen e gypave kryesore nëfabrikën e vjetër me fabrikën e re te kthina ndarëse ku sipas KRU “Gjakova” theksohet se faza e II-të është në fazën e finalizimit.
Në këtë njoftim ndër të tjera përmendet se menaxhmeti ka marrë të gjitha masat që punët në ndërprerjen e ujit të realizohen në afatin sa më të shpejtë të mundur ku ka angazhaur ekipet më profesionale në ketë proces./RahovecPost/