50 mil për agroturizëm, Bedri Hamza i vendosur që Rahovecin ta bëjë kryeqendër të agroturizmit

Ishte i pari dhe i fundit që i bëri subvencionet 1 mijë euro për hektar. Këtë premtim e bëri dhe e realizoi në mandatin e tij si ministër i financave. Tash për Rahovecin ai ka menduar diçka më të madhe dhe më prosperuese – zhvillimi i agroturizmit – që sipas PDK-së cilësohet si mundësia më e madhe dhe ultimative për ta zhvilluar komunën e Rahovecit, duke e shndërruar në kryeqendër të agroturizmit.

Dhe, Bedri Hamza siguron se do të investohen 50 milionë euro për investime direkte në agroturizëm.

osa1

Tashmë në Rahovec investitorë të interesuar po shqyrtojnë mundësitë agroturistike.

Potenciali i hatashëm që Rahoveci të shndërrohet në një Toskanë, është i pamohueshëm.

Bedri Hamza sipas PDK-së në Rahovec e ka vizionin dhe është njeri që do ta mbajë fjalën që Rahovecin ta shndërrojë në kryeqendër turistike.

Për këtë janë garantues edhe kandidatët për deputetë, Edon Cana, Idriz Vehapi e Albana Haxhimustafa – Murseli, ku që të dy kanë raporte tejet të afërta me kandidatin e PDK-së për kryeministër.

Agroturizmi nga shumë ekspertë konsiderohet si mundësia e vetme dhe e fundit që Rahoveci të zhvillohet në një zonë me potencial dhe të zhvilluar.

Për nxitjen e agroturizmit pos 50 milionë euro, janë paraparë edhe 150 milionë euro tjera të investuara në autostradën që shkurton rrugën e Rahovecit me Prishtinë për 30 minuta total.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.