Në mbarë Kosovën është shënuar sërish numër rekord i rasteve të reja me 2236 raste të reja e 8 të vdekur nga Covid-19.
Nga gjithsej rastet e konkfirmuara gjatë ditës 47 janë nga Komuna e Rahovecit.
Nga gjithsejt rastet aktive Rahoveci ka 392 raste aktive duke qenë në top 10 komunat me më shumë raste aktive në mbarë vendin.
Nga nesër (20 gusht) në Kosovë hynë në fuqi masat e reja anti-Covid. /Rahoveci24/