42 vjeçari në Rahovec vodhi 100 litra alkohol dhe një reflektor

Foto: ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’, pasi u kap duke vjedhur në një shtëpi në Rahovec.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se 42-vjeçari i cili kishte hyrë në një shtëpi, ku kishte vjedhur rreth 100 litra alkool dhe një reflektor është R.SH.

640x74

Posa rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, R.SH. është kapur nga njësitet policore dhe është dërguar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.