Rahoveci është qyteti më i diskriminuar sipas projektbuxhetit për vitin 2017, i cili u konfirmua ditë më parë nga ministri i Financave, Avdullah Hoti.
Sipas këtij projektbuxheti, 350 mijë euro pritet që të investohen në fshatin Ratkoc në ndërtimin e stadiumit në këtë fshat.
Në anën tjetër, 150 mijë euro janë ndarë për përmirësimin e kushteve në stadiumin me emrin e heroit kombëtar, “Selajdin Mullabazi – Mici”.
Fusha e keqe, tribunat e stërvjetruara, mungesa e një zhveshtore sipas standardeve evropiane me kushte mizerie, janë vetëm disa prej mangësive të stadiumit të Rahovecit, teksa një shumë jashtëzakonisht e madhe e të hollave është ndarë për stadium në Ratkoc.
Rahoveci dhe stadiumi i qytetit është i vetmi në gjithë Kosovën që nuk do të jetë pjesë e investimeve këtë vit, më pak se një vit nga pranimi i futbollit tonë në FIFA dhe UEFA./Rahoveci24/