Projekti i ashtuquajtur nga Smajl Latifi si “Projekti për trajtimin e ujrave atmosferik” është në fakt projekt i cili vërshon një lagje të tërë në shiun më të vogël.
VV në Rahovec ka publikuar një analizë ku thuhet se me projektin në fjalë nuk ofrohet zgjidhje por vetëm mundësohet që komplet një lagje skaj lumit Duhllo të vërshohet.
Ky projekt kushton hiç më pak se 300 mijë euro dhe e ka fituar një kompani e afërt me kryetarin Smajl Latifi, kompani që ka punuar shumicën e projekteve në Rahovec.