25 shkolla me 100 robotë edukativ

Drejtori i Arsimit, Avni Morina së bashku me drejtoren menaxhuese të Fondacionit “Liga e Krijuesve Kosovarë” – “Kosova Makers League”, znj. Flatra Thaçi, sot nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Fondacionit “Liga e Krijuesve Kosovarë”.

Përmes kësaj marrëveshjeje, palët kanë si qëllim kryesor digjitalizimin e shkollave fillore të komunës së Rahovecit përmes përfshirjes së të gjitha shkollave të komunës sonë në garën më të madhe të robotikës në vend “Kosova Makers League Open”.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është promovimi i robotikës dhe kodimit përmes garave të robotikës dhe aktiviteteve të tjera edukative, ku përmes tyre, nxënësit dhe mësimdhënësit do të përgatiten me shkathtësitë e shekullit 21.

640x74

Përmes kësaj marrëveshjeje komuna e Rahovecit financon në blerjen e 100 robotëve edukativë për 25 shkolla fillore, ku secila shkollë do të pranojë nga 4 robotë të tillë. Për këtë qëllim, komuna e Rahovecit kontribuon me vlerë financiare prej 4400 €.

Fondacioni Liga e Krijuesve Kosovarë – Kosova Makers League (KML) do të hapë thirrjen për regjistrimin e 25 shkollave të komunës në Garën e Robotikës “Kosova Makers League Open 2023/2024”, duke filluar nga muaji shtator. Ky fondacion do të shpërndajë 100 robotë edukativë, trajnimin për mentorë për 25 mësimdhënës (një nga secila shkollë), do të angazhojë ekipe në realizimin e raundeve/sfidave të Garës së Robotikës dhe organizimin e shumë aktiviteteve në fushat STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë).

Marrëveshja është e vlefshme për një periudhë 1 vjeçare, me mundësi të ripërtëritjes.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.