24 orë ndihmë nga ekipet mjekësore për të prekurit nga vërshimet

Të nderuar qytetarë, pas vërshimeve të cilat kanë ardhur si pasoj e shiut të vazhdueshëm në mbarë vendin e në veqanti në Komunën tonë, si pjesë shtabit emergjent të caktuar me Vendimin e Kryetarit të Komunës z. Idriz Vehapi, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ka hartuar planin operativ me të cilin ka ngritur shkallën e gadishmësisë së veprimit në terren ( 24 orë ) , njëherit janë formuar ekipe Mobile Mjekësore të cilat do t’u përgjigjen thirrjeve të qytetarëve të prekur nga fatëkeqësia e natyrore, në pamundësi që ta vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Andaj i ftojmë qytetarët nga zonat e prekura nga vërshimet, të cilët kanë nevoj për tretman Urgjent Mjekësorë të lajmërohen në numër

Tel. 044/676-209.

Ju faleminderit

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.