Qytetari digjital nuk ndalet çdo ditë duke dërguar informata të reja për hallet e jetës në Rahovec, ku padyshim se ka ndikim edhe keq-qeverisja e pushtetit aktual.
Pushteti aktual që ka rreth 1 dekadë që po udhëhqë në Rahovec ka lënë shumë punë pa kryer.
Kështu raporton qytetari digjital, që ankohet se edhe sot e kësaj dite, 23 vjet pas përfundimit të luftës, qytetarët kalojnë në këtë rrugë pa asfalt dhe nëpër lloq e gropa.
Po ju sjellim shkrimin e plotë të qytetarit digjital rreth këtij preokupimi.
“Rr. Zeqir Hoxha. 2 Shpija, 1 fabrik, 1 ferm, 1 punishte dhe shum njerz qe duhet mi punu tokat e tyre detyrohen me kalu neper kete rrug qe 23 vite. Postoje edhe qet foto admin se qe 23 vite jam tu kalu ne kte rrug se ktu jeton kam 2 shtepi. Nuk te njoh se kam dasht personalisht met then nëse munesh me e postu. As asfalt kjo rrug qysh pe sheh as ndriçim. T’i dërgoj edhe disa foto. ”, u shpreh qytetari digjital duke shkruar mesazh në faqen e portalit Rahoveci24.
Qytetarë të shumë po shfrytëzojnë mundësinë e komunikimit me portalin tonë duke ofruar informata për brengat e tyre të përditshme, të cilat nuk mund t’i bëjnë hapur të frikësuar nga pushteti për ndonjë hakmarrje ndaj tyre. Ne me rubrikën qytetari digjital jemi zëri i këtyre qytetarëve që frikësohen nga pushteti.
/Rahoveci24/



