Sot po shënohet 21 vjetori i Epopesë së Rahovecit, një prej ditëve më të rëndësishme në historinë e komunës tonë dhe në histori të gjithë kombit shqiptar.
Me një numër të madh aktivitetesh po shënohet 21 vjetori i Epopesë së Rahovecit, ku kësaj radhe vlen të përmenden edhe aktivitetet e organizuara nga Brigada 124 me në krye komandantin, Ismet Tara – Hoxha dhe të mbështetura nga OVL e UÇK-së në Rahovec.
Edhe komuna e Rahovecit ka organizuar disa aktivitete në përkujtim të kësaj dite të madhe.
Ndërkaq, për të sjellë atë që ngjau dy dekada më parë nga lufta e drejt dhe e pastër për çlirim, u përkujdes Prof. Dr. Sabahajdin Cena, i cili me shkrimet e tij mbreslënëse sjell të kaluarën për të edukuar gjeneratat e reja nën frymën atdhetare pa harruar sakrificën për lirinë që gëzojmë sot.
Lavdi !!!