Sot, u zhvillua një takim mjaft i veçantë mes kryetarit të komunës dhe pjesës më të çmuar të komunitetit tonë – studentëve që ndjekin studimet në universitetet publike dhe nxënësve të shkëlqyer të shkollave të mesme.
Gjatë këtij takimi u nënshkruan kontratat për ndarjen e 203 bursave komunale për studentë dhe 50 bursa për nxënës, të vlefshme për vitin akademik dhe shkollor aktual.
Që nga viti 2018, kur u ndanë vetëm 63 bursa, komuna ka ndjekur një rritje të vazhdueshme të mbështetjes për të rinjtë:
➡️ 96 në vitin pasues
➡️ 124, 156, 174 e 196 në vitet në vijim
Deri në rekordin e këtij viti me 253 bursa gjithsej – një dëshmi e qartë e përkushtimit për investim në dije dhe të ardhmen e qytetit.
“Mbështetja për studentët dhe nxënësit tanë më të talentuar nuk ka qenë kurrë më e madhe. Kjo është vetëm një nga format me të cilat tregojmë se jemi pranë tyre, sot dhe në të ardhmen,” – u shpreh kryetari Smajl Latifi gjatë ceremonisë.


