20-vjeçari nga Rahoveci sulmoi seksualisht 14-vjeçaren nga Gjakova, bëhet i ditur identiteti i tij

Gazeta raportoi sot për arrestimin e një personi në Gjakovë, që dyshohet për një rast të sulmit seksual, ku viktimë është një e mitur. Prokuroria Themelore atje tashmë ka nisur hetimet dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është E.Arllati (20-vjeçar) nga Rahoveci (KËTU emri dhe mbiemri i plotë) – i cili po hetohet për veprën “Sulm Seksual”.

640x74

Sinjali mëson se i riu po dyshohet se e ka abuzuar me një vajzë të moshës 14-vjeçare, të cilën e ka sulmuar seksualisht në rrethana akoma të panjohura.

E mitura ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve policorë, në prani të babait të saj, i cili po ashtu është deklaruar si dëshmitar i rastit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar gjatë ditës së djeshme në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e tjera hetimore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.