Në 35 vjetorin e maturës së gjeneratës së vitit 1980/81 do të organizohet përvjetori i maturës së kësaj gjenerate, me datë 28 maj 2016.
Përvjetori i maturës do të mbahet në restorant ‘Adora’ në Xërxë.
Profesori i shkollës së mesme ‘Xhelal Hajda-Toni’ në Rahovec, Qerim Kadiri ka njoftuar se, të gjithë të interesuarit e kësaj gjenerate mund të marrin pjesë dhe se për më shumë informata të lajmërohen tek ai.
Ky është njoftimi që ka publikuar profesori Qerim Kadiri në Facebook:
Të nderuar ish-maturantë të gjeneratës 1980/81!
Ju ftoj që më datë 28. 05. 2016 do të organizohet 35-vjetori i maturës së kësaj gjenerate.
Të gjithë pjesëmarrësit janë të mirëpritur dhe pjesëmarrja është gratis (falas).
Gjithashtu lus që të gjithë lexuesit e këtij njoftimi të informojnë edhe ndonjë kolegë apo familjarë që ka qenë në atë gjeneratë.
Mbrëmja mbahet në restorant “ADORA” në Xërxë.
Ju mirëpresim të gjithë, ju lutem konfirmoni ardhjen tuaj.
Mirë u takofshim.