17-vjeçari në Rahovec merr lëndime të rënda pasi shkakton vetaksident me motoçikletë

Spread the love

Një vetaksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:10 në rrugën ‘Bekim Isma’ në Rahovec, ku si pasojë është lënduar një 17-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjë e cila ka bërë që 17-vjeçari të humb kontrollin mbi motoçikletën.

640x74

Si pasojë e lëndimeve të marra ai është dërguar me urgjencë për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, por për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar për në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda spitalit kanë bërë të ditur se i mituri ka pësuar frakturë në dorë, mirëpo ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.