Nisma për Kosovën ka shënuar dy vjetorin e themelimit në qytetin e Rahovecit.
Nisma ka njoftuar se i janë bashkuare edhe 70 anëtarë të rinj.
Në dyvjetorin e themelimit ka marr pjesë edhe kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, dhe ka drejtuar kritika në adresë të qeverisë.
Ky është njoftimi i plotë i Nismës:
NISMA shënon dyvjetorin e themelimit në Rahovec, i bashkohen mbi 70 anëtarë të rinj
Nisma për Kosovën sot ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse në qytetin e Rahovecit. Ky takim është mbajtur në vazhdën e takimeve që Nisma po zhvillon nëpër qytetet e Kosovës, për nder të dyvjetorit të themelimit të NISMA’s. Gjatë këtij takim mbi 70 qytetarë të Rahovecit u anëtarësuan në degën e Nismës për Kosovën në Rahovec.
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, anëtarëve të Nismës në Rahovec, u tha se Nisma për Kosovën është në Rahovec për të kërkuar ndryshimin për qytetarin rahovecian, për njeriun tonë kudo që jeton në vendin tonë.
Kryetari Limaj ka thënë se është koha që djemtë dhe vajzat e Rahovecit të bashkohen me alternativën e Nismës për ta ndryshuar gjendjen në vend.
“Bujqit e Rahovecit nuk e meritojnë të mashtrohen, nuk kanë nevojë për lëmoshë, por meritojnë mbështetje reale, të vazhdueshme, ashtu siç punojnë çdo ditë pa u ndalur, për të mirën Rahovecit dhe gjithë Kosovës”, ka thënë kryetari Limaj.
Dega e Nisma për Kosovën në Rahovec, vlerëson se qytetarët e Rahovecit për plot 17 vite ende vazhdojnë të kenë zhgënjime për situatën, jo vetëm në Rahovec, por edhe në gjithë vendin./Indeksonline/