Smajl Latifi mund të thuhet se pati rezultat fantastik zgjedhor, pasi një dështim spektakolar të muajit shkurt në zgjedhjet parlamentare e amortizoi shumë shpejt, duke treguar lidership të pakontestueshëm në një rezultat shumë të pafavorshëm.
Latifi konsolidoi partinë e cila në masë të madhe është e dëgjueshme ndaj tij dhe kështu strukturat e AAK-së u mobilizuan dhe sollën një rritje prej 150% për dallim nga zgjedhjet e Shkurtit.
AAK doli mirë edhe në votat për Asamble, ku pritet t’i ketë plot 11 ulëse në kuvend.
Perspektiva më jo enkurajuese për Latifin mbetet krahasimi me vitin 2021, aty ku Latifi ka një rënie prej 10%, por ajo nuk është asgjë nëse merret parasysh ajo që ndodhi në shkurt dhe që u prit të ndodhte me të tani më 12 Tetor.
Smajl Latifi hyn si favorit në balotazh, por varësisht nga kundërshtari, ashtu edhe pritet t’i ketë gjasat, pasi atë e favorizon shumë një balotazh ndaj Ali Dulës. /Rahoveci24/


