Bëhet shpërndarja e mjeteve bujqësore, por drejtoria e bujqësisë akuzoi kontraktorin pse disa bujq mbetën pa mekanizma

Komuna e Rahovecit vazhduar me shpërndarjen e pajisjeve bujqësore sipas planit të Drejtorisë së Bujqësisë.

Janë planifikuar të shpërndahen:

12 freza 1.6 m

56 freza 1.8 m dhe

14 mulqere për hardhi.

Nga njëri operator ekonomik janë shpërndarë vetëm 36 pajisje nga 82 sa kemi pritur ne dhe bujqit. As gjysma e tyre, edhe pse bujqit ishin të ftuar.

Ndërkaq, krejt sipas planit për sot, nga 2 operatorë të tjerë, janë shpërndarë edhe 6 motokultivatorë dhe 7 rrotokosa.

Gjykojmë se shpërndarja nuk ka shkuar sipas planit, ngase operatori që ka kontratë për furnizim me dy lloje të frezave dhe mulqereve për hardhi të rrushit, edhe përkundër komunikimit të rregullt zyrtar dhe garancisë, se sot do të na furnizojë me këtë sasi, kompania nuk e ka bërë këtë. Si rezultat i kësaj, i kemi dhënë vërejtje serioze dhe si autoritet kontraktues jemi duke i shqyrtuar hapat ligjor për penalizimin e kësaj kompanie, edhe për shkak të vonesave, të papërgjësisë si dhe për mungesë serioziteti në furnizimin me pajisjet e parapara me kontratë.

I kërkojmë faljle dhe mirëkuptimin e bujqëve të ftuar për t’i pranuar pajisjet, e që nuk i kanë marrë ato. Poashtu, i sigurojmë secilin bujk përfitues të mekanizmit bujqësor, se do ta merr pajisjen që në mundësinë e parë – ka shkruar mes tjerash drejtoria e bujqësisë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.