VV dega në Rahovec nuk ka pësuar humbje të votave vetëm në krahasim me zgjedhjet lokale, por edhe me zgjedhjet nacionale.
Ditë më parë raportuam se subjekti i VV-së pësoi rënie prej 11% për dallim me zgjedhjet lokale të para katër viteve në 2021.
Ndërkaq nëse krahasohet me një periudhë më të afërt me shkurtin e vitit 2025, kemi rënie edhe më drastike, nga rreth 8700 vota në 4700 vota tani në zgjedhjet për kryetar me kandidatin Ali Dula.
Kjo rënie thellohet tek votat për asamble, ku shkon deri në 150% rënia, pasi kandidatët e VV-së u votuan më pak se kandidati i tyre.
VV ka shpallur balotazhin mes Ali Dulës dhe Smajl Latifit, por mund të dalë komplet në vendin e tretë me votat e diasporës. /Rahoveci24/


