1 mijë raste me COVID-19, 40 raste në Rahovec

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6,784 testime, 1006 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 82.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 4,414.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.

Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.