Zyrtare: Durim Gashi rikthehet te KF Rahoveci

Ashtu siç kishte paralajmëruar Rahoveci24 ditë më parë, ashtu edhe ndodhi – Durim Gashi është rikthyer te KF Rahoveci.

Lajmin së pari e konfirmoi sekretari i klubit, Armend Kadiri, në faqen e tij në Facebook.

Më pas, edhe faqja zyrtare e klubit konfirmoi transferimin, duke i dhënë fund spekulimeve.

Durim Gashi është futbollisti më i dashur i tifozëve dhe rikthimi i tij pritet t’i ndihmojë shumë Rahovecit në luftën për mbijetesë në Ligën e Parë.

Durim Gashi luajti për Prishtinën sezonin e kaluar dhe këtë sezon për Lirinë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.