Zyrtare: Durim Canziba rikthehet te KF Rahoveci

KF Rahoveci ka konfirmuar për Rahoveci24 se edhe mbrojtësi Durim Canziba është rikthyer në radhët e klubit të qytetit.

Ish-futbollisti i Rahovecit i cili sezonin e kaluar ka luajtur për Flamurtarin, nuk ka pasur fat me lëndime të cilat e kanë shoqëruar deri para pak kohësh.

Pas rikuperimit të plotë, futbollisti i njohur rahovecian do të rikthehet në radhët e klubit për të përforcuar mbrojtjen dhe është një nga lajmet më të mira që ka marrë klubi, bashkë me rikthimet e Besnik Shehut dhe Durim Gashit.

Canziba pritet të performojë në pozitën e mbrojtësit, një repart shumë i ndjeshëm për klubin kur dihet se vazhdon të mbetet i suspenduar kapiteni Bajram Krendali.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.