Zjarre në Rahovec e Vushtrri – digjen pyje e stalla të bagëtive

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për disa raste të zjarrit në disa komuna.

Si pasojë e zjarrit në Rahovec janë djegur një stallë me 300 balla bari, 10 hektarë të pyllit pronë e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës.

640x74

Po ashtu në Vushtrri është djegur një fushë, dhe një stallë e bagëtive kjo si pasojë e rrjetit elektrik.

Rastet e plota sipas raportit:

Rahovec 26.03.2022-00:15. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar  se është përfshi nga zjarri një shtallë ku janë djegur rreth 300 balla bari i thatë dhe komplet shtalla. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Fsh. Palluzhë, Rahovec 26.03.2022-13:45. Raportohet se në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e pyllit prej 10 hektarësh pronë e Agjensionit të Pyjeve të Kosovës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe eksperti i zjarrit dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Fsh. Shtitaricë, Vushtrri, 26.03.2022-16:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një fushë me ç’rast zjarri është përhapur edhe në pllacin e tij në të cilin kishte mbetje të automjeteve dhe automjete jashtë përdorimit. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Fsh. Dumnicë e Poshtme, Vushtrri, 26.03.2022-12:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se si pasoj e rrjetit elektrik i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.