E shtuna e 15 shkurtit në Rahovec përbën ditën më të zezë sportive në histori.
Kjo pasi që finalja e Kupës së Kosovës në qytetin tonë zhvillohet pa prezencën e ekipit vendas.
Në finale përballen dy klubet rivale, rivalit tonë të përbetuar Yllit dhe rivalit tjetër Peja.
Qyteti po kalon në heshtje vikendin nga zhgënjimi madh dhe frustrimi i mos arritjes në finale.
Megjithatë ekziston edhe krenari për klubin pasi qytetarët janë parë me fanella Grapeland – City Editon edhe gjatë ditës së sotme.
Ndërkaq klubi ka paralajmëruar spektakël të madh edhe pse klubi vendas nuk luan në finale.
Rahoveci24 mëson se të gjitha biletat janë shitur dhe janë blerë nga pejanët e suharekasit – të cilët do të jenë në numër masiv në qytetin tonë.